E ndërtuam për vete. Po e ndajmë me të gjithë.
Fatura.al nuk lindi si ide për biznes, por nga nevoja. Që nga viti 2018 e kemi përdorur për faturimin tonë të brendshëm dhe për disa kompani me të cilat kemi bashkëpunuar. Vit pas viti, faturë pas fature, e kemi përmirësuar deri në detajin e fundit.
Sot Fatura.al është e hapur për të gjithë ata që duan t'i menaxhojnë faturat online, në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjin.
E ndërtuar në Prishtinë, me standarde norvegjeze
Pas Fatura.al qëndron Ornio Sh.p.k., kompani teknologjike e themeluar në Prishtinë në vitin 2015. Ornio Sh.p.k. është entitet juridik më vete, por në praktikë punon si degë e Ornio Group AS, kompani norvegjeze me rrënjë që nga viti 2004.
Me mbi 20 vjet përvojë në zhvillimin e softuerit, Ornio sjell në Fatura.al sigurinë, mbështetjen dhe standardet e punës që ka ndërtuar me klientë në Norvegji. Për ty kjo do të thotë softuer i ndërtuar me kujdes, të dhëna të ruajtura brenda Bashkimit Evropian dhe një ekip që të qëndron pranë edhe pasi e lëshon faturën e parë.